Një film që “rikthen” ikonën e bukurisë, Marilyn Monroe…
Ikona e bukurisë femërore dhe njëkohësisht muza e krijmtarisë në kinematografi, Marilyn Monroe, u nda nga jeta, në vitin 1962.
Por shkrimtari Chris Ongaro, do të sjell filmin mbi jetën e aktores, ku në rolin e saj do të jetë Suzie Kennedy. Ngjashmëria e saj është vlerësuar nga Pinewood Studios në Londër. Seancat e para fotografike kanë nisur, për të studiuar ngjashmërinë që ajo ka me Marilyn.
Pas 50-vitesh, legjenda e bukurisë dhe e skenës do të rikthehet për sytë e publikut ashtu siç nuk e kemi parë ndonjëherë.