Një “fshat” të tërë ngatërroi, pseudopiktori e mori atë që deshi!
Me siguri të gjithë keni dëgjuar e keni lexuar për rastin e pseudopiktorit, i etiketuar si mashtrues tashmë, 20-vjeçarin nga Berati Edlir Reka, i cili pretendonte se kishte fituar çmimin e parë për një konkurs arti në Moskë dhe se piktuara e tij varej në një prej muzeve në Rusi.
Vetëm një ditë pasi u shfaq tek Rudina, Edliri u demaskua nga njekësit e Rudinës për mashtrim dhe kjo e fundit nuk nguroi t’a detyronte Edlirin të kërkonte falje publikisht. Pas zhurmës së bërë në rrjet, Rudina e riftoi djalin në program, i cili kohë më parë kishte qenë i ftuar edhe tek Bieta Sulo, për të folur për të njëjtën temë, duke e detyruar Edlirin të pranonte mashtrimin dhe falje publike, ja doli!
Nëse Edliri mori përsipër riskun të mashtronte televizionet dhe publikun vetëm për të dalë në media, atëherë mund të themi se qenka me të vërtetë me fat! As intervista e parë tek Bieta dhe as intervista e dytë tek Rudina nuk e bëri të njohur Edlirin aq sa zbulimi i mashtrimeve të tij. Edliri i mashtroi të gjithë. Atë që deshi e mori, vëmendjen, madje më shumë seç duhet. Publiku e ha gjithmone!