Një i panjohur hyn me forcë në shtëpinë e Kendall Jenner! Modelja reagon ashpër ndaj mediave
Ditën e sotme në shtëpinë e Kendall Jenner ka hyrë një person i panjohur dhe lajmin e ka bërë të ditur ‘TMZ’. Personi në fjalë ka kaluar rojet e sigurisë dhe ka hyrë në ambientet e pishinës. Mendohet se 37-vjeçari, John Ford ka probleme mendore, madje është zbuluar se nuk është hera e parë që ai futet në shtëpitë e personazheve publikë.
Pas lajmit modelja e njohur ka reaguar me disa postime në ‘Twitter’. “E kuptoj që është puna juaj të merreni me mua, por kur ju publikoni vendodhjen e saktë të shtëpisë sime kjo do të thotë që më vini jetën në rrezik. Shtëpia duhet të jetë parajsa e sigurtë e gjithësecilit, por për fajin tuaj e imja nuk është. Duhet t’iu vijë turp”,-ka shkruar Kendall.
i understand what i’ve signed up for but when you release the exact location to where i live THAT is when you’re putting my life in danger. your home is your safe haven, but for me, cuz of outlets like you, my home is anything BUT. you should be ashamed of yourself.
TMZ
✔@TMZ