Lajme

04 December 2018

Një kombinim unik,Enada i bën të gjithë ti kthejnë sytë nga ajo

Enada Hoxha postoi në llogarinë e saj të Instagram-it disa foto të shkëputura nga një event mbrëmjen e djeshme.

E veshur me të zeza dhe flokët e mbledhura pas, çfarë tërhiqtë më shumë vëmendjen nga e gjithë pamja ishin perlat.  Rruazat me perla që vareshin deri në fund të bluzës dhe ato të vendosura në të dyja duart, i jepnin veshjes një pamje edhe më chic, nga ato klasiket që s’njohin kohë.

 

 

Edhe pse pantallonat dhe xhaketa e zgjedhur kishin stil mashkullor, Enada dukej shumë sensuale, kjo ndoshta edhe prej trupit të saj prej balerine.

Zgjedhja e Hoxhës na solli ndër mend Coco Chanel-in, zonjën e perlave. Ajo ishte padyshim pionierja e rruazave nëpër kostume, edhe kur prerjet e tyre ishin mashkullore.

Dizajneren e famshme, rrallë herë mund ta shihje pa një detaj perle rreth qafës së saj.

Ndonëse si veshja ashtu edhe perlat të veshura veç i përkasin një stili minimalist, kontrasti i këtij kombinimi zor se harrohet lehtë.

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com