Një krisje në mardhënien e çiftit “perfekt”, Viktoria dhe David Beckham
Revista gjermane “OK”, ka folur së fundmi për një sherr të ashpër mes çiftit perfekt, David dhe Victoria Beckham në një restorant dhe, më pas, për një person të tretë, që duket se është futur mes tyre. Revista ka shkruar për një sherr me tone dramatike mes ish-“Spyce Girl” dhe ish-lojtarin e Milan. Sherri i tyre, i zhvilluar në një restorant të njohur të Santa Monikas, ka marrë tone të larta dhe arsyeja për këtë, gjithmonë sipas revistës, është këngëtarja Mary Charteris.
David, në fakt, duket se ka kaluar pak kohë bashkë me të pas një koncerti në fundin e verës. “Kush mendon se është?”, mendohet se ka thënë Victoria.
Problemi, sipas burimeve anonime, nuk është tradhtia e David, por dëmtimi i imazhit të Victoria-s. Një mik i familjes, ka zbuluar: “David dhe Victoria nuk kalojnë më kohë bashkë”. Ishin çifti perfekt, më pas kanë filluar të largohen dhe të përqendrohen te projektet e tyre.
David me futbollin, Victoria me modën. Ish-futbollisti anglez ka patur një marrëdhënie shumë të keqe edhe me gazetarët kohët e fundit: “Urrej që duhet të justifikohem për gjithçka. Më lini të qetë me spekulimet tuaja dhe shkoni në shtëpinë tuaj”, ka thënë pak kohë më parë. Në fakt, gazetat rozë shkruajnë shpesh për tradhtitë që supozohet të ketë kryer David.