Një miqësi e pastër si ajo e Afërdita Dreshaj dhe Xhesika Berberit
Miqësia e dy modeleve Afërdita Dreshaj dhe Xhesika Berberi ka nisur për herë të parë në një konkurs bukurie ku njëra përfaqësonte Shqipërinë dhe tjetra Kosovën. Ndoshta midis dy modeleve pati menjëherë kimi dhe për këtë arsye u bashkuan sërish me njëra-tjetrën në SHBA.
Ato vazhdimisht në rrjetet sociale postojnë foto me njëra duke treguar vazhdimisht dashurinë e madhe të miqësisë së tyre. Afërdita ka gjetur një nga mënyrat më të veçanta për të surprizuar dhe treguar dashurinë mikes së saj.
Xhesika ka postuar në ‘InstaStory’ një video në të cilën shihet me një bllok në dorë, faqet e të cilit janë mbushur me dedikime nga Afërdita. “Afërdita Dreshaj të do Xhes! Të dua shumë!”, lexohet në fleta. Kjo gjë e ka emocionuar dhe lumturuar pa masë Xhesikën.