Një nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar, ka humbur nënën e saj
Aktorja e njohur turke, Hande Erçel ka humbur nënën e saj.
Aylin Erçe, prej kohësh po vuante nga një sëmundje e rëndë, dhe Hande i kishte qëndruar pranë gjatë gjithë kohës.
Sipas “Haberler.com”, nëna e aktores turke po trajtohej nga kanceri, por nuk e fitoi dot betejën me të dhe u nda nga jeta mëngjesin e sotëm.
Aylin Erçel i ishte përkqeësuar gjendja javën e fundit të vitit 2018 ndërsa për shëndetin e saj, Hande kishte folur në disa intervista.
Kujtojmë që Hande Erçel njihet si Selin në serial “Vajzat e diellit”, po ashtu ka aktruar edhe në disa role tjera filmike.