Një “nuse” me pantallona si Ingrit Gjoni
Ingrit Gjoni prej një kohe shumë të gjatë nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor por vazhdon të rrëmbejë vëmendjen e mediave me fotografitë që publikon në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin vjen më ndryshe dhe interesante se çdo herë tjetër.
Me një buqetë lulesh në dorë, këngëtarja merr pamjen e një nuseje por ndryshe nga ç’mund të vishet një nuse me fustanin e bardhë, Ingriti në fotosesionin e ri, ishte e veshur me pantallona të shkurtra dhe bluzë të kuqe. Pozat e saj kanë tërhequr vëmendjen e fansave dhe ajo ka marrë komente vërtet pozitive.