Një romancë mes Brad Pitt dhe Ella Purnell ?
Brad Pitt që nga ndarja e tij me Angelina Jolie nuk është prononcuar në lidhje me ndonjë dashuri të re në jetën e tij. Por “Hollywood Life” shkruan se Brad është magjepsur nga aktorja britanike Ella Purnell, të cilën për nga pamja e krahasojnë me Jolie.
“Brad është i magjepsur me Ellën, aq shumë sa që i ka dhënë rolin në serinë e tij të ardhshme “Sweetbitter”. Ella vazhdimisht flet se Brad është personi i parë i famshëm në të cilin ajo është dashuruar”, ka thënë burimi. Nga ana tjetër duket se Angelina Jolie nuk e ka pëlqyer aspak këtë fakt.
Sipas “Hollywood Life”, “Ajo urren edhe vetë mendimin për këtë. Asaj nuk i pëlqen as diferenca prej 32 vjetësh ndërmjet tyre. Ella është vetëm pesë vjet më e vjetër se sa djali i tyre Maddox. Brad është i vetëdijshëm për diferencën e moshës dhe e di se të gjithë do ta perceptojnë si krizë të moshës së mesme, por kimia ndërmjet tyre nuk mund të vihet në diskutim”.