Një shembull për t’u ndjekur: Capital T në festën e Bajramit bën të lumtur disa fëmijë
Reperi Capital T është një ndër këngëtarët të suksesshëm në tregun tonë muzikor me shumë produksione muzikore të kthyera në hite të padiskutueshme dhe me koncerte dhe turne edhe jashtë kufijve shqiptarë.
Ditën e sotme Capital T ka ndarë me ndjekësit në llogarinë personale në Instagram një moment të veçantë që nuk e kishte bërë deri më tani.
Ai përmes një video të publikuar në rrjetet sociale ka treguar se si i ka ndihmuar disa fëmijë në nevojë, të cilët i shikon çdo ditë në rrugë. Përmes postimit të tij reperi ka kërkuar që një veprim i tillë të ndiqet edhe nga persona të tjerë në mënyrë që në ditë feste si sot të mund të bëhen të lumtur edhe personat që skanë mundësi ekonomike të festojnë si duhet.
“Cdo here qe kaloj ne qender te qytetit, hasi ne fmije qe afrohen me lype ndihme financiare ne kembim te pastrimit te xhamave te vetures. Jo gjithmone, po krejtve na ndodhe edhe me i injoru kta fmije, per shkak te nxitimit apo edhe arsyeve te tjera.
Dje, ne rruge per ne shpi prej studios, ku une isha nise me honger dreke me familje, kta fmije mu afrun te xhami i vetures si cdo here tjeter. Ne moment, prej deshires edhe vullnetit te mire, vendosa me ndrru rrugen edhe i morra disa prej tyne m’i shetite, m’i veshe e m’i ushqy mire. Ne pamundesi me bo cdo dite kete gje, te pakten ne dite feste ku krejt hajme e festojme, e meritojne edhe ata te ndjehen njesoj si cdo fmije tjeter qe rritet ne rrethana ma te mira. Vet fakti qe kta fmije u ndjene mire, m’ka jep knaqsi e motivim mu personalisht qe i kalova disa ore me ta.
Ku ka dicka ma mire, se me bo dikon tjeter te lumtur, e sidomos fmijet, te pakten per nje dite te vetme. Kjo video osht bo ne shpejtsi, pa kurfar qellime promocionale e keqperdorimi, e me 1 milion arsye per me motivu edhe dikon tjeter me vepru njejte. Vendosa me nda kete gje me juve, t’u shpresu qe secili prej neve qe ka mundsi, e merr mundin me bo m’u ndi mire dikon, e sidomos femijet ne nevoje.
Po shpresoj qe cdo feste qe vjen, na pret mire e ma mire krejt neve, se pari shendeterisht e pastaj me te tjerat, e sidomos ma te vetdijesum per gjendjen e keqe qe e perjetojne femijet e te rinjte e vendit tone.Me Fat festa e Bajramit te gjithe juve, prej meje, Ibrahimit, Mimozes edhe Raulit”, shkruan reperi bashkëngjitur videove të postuara.