Lajme

16 February 2018

Një Shën Valentin “zhgënjyes” për Selena Gomez dhe Justin Bieber

Në këtë Shën Valentin pati edhe çifte të cilat “zhgënjyen” fansat dhe ndjekësit e tyre. Bëhet fjalë për Selena Gomez dhe Justin Bieber të cilët pas rikthimit së bashku pas disa vitesh ndarje nuk e festuan bashkë ditën e të dashuruarve.

Justin Bieber është detyruar ta kalojë Shën Valentinin duke bërë xhiro me shokët sepse Selena vazhdon përpjekjet për të bindur të ëmën të pranojë lidhjes e dyshes. Prindërit e këngëtares vazhdojnë të mos e aprovojnë bashkimin e tyre dhe e ëma vazhdon ende të mendojë se Justin nuk është i duhuri për të dhe as që ka ndërmend të flasë me të.

Duket se prindërit e Selenës e privuan atë nga “Shën Valentini” i parë me Justin Bieber pas ribashkimit.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com