Një surprizë e bukur nga Alban Skënderaj, së shpejti publikon bashkëpunimin e tij me DJ Sardin
Dhuratat e Alban Skënderaj për fansat e tij nuk kanë të mbaruar. Ai publikoi bashkëpunimin me Miriam Canin, një këngë kushtuar vogëlushes së tyre. Njëkohësisht ai ofroi spektakël gjatë 3 netëve me koncertin e tij recital madje u bë pjesë edhe e programeve të ndryshme televizive ku surprizoi disa prej fansave të tij. Albani ka paralajmëruar së fundmi edhe projektin e tij më të ri muzikor. Siç ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale kënga e re titullohet “Imagjino” dhe vjen në bashkëpunim me DJ Sardin.