Një surprizë për fansat në Shën Valentin nga modelja
Ashley Graham lumturoi fansat e saj pasi ka ndarë me ta një foto nudo të saj për Shën Valentin. E rrethuar nga zemra shumëngjyrëshe modelja e masave plus, ka postuar në adresën e saj në Instagram tek Stories, foto të saj nudo duke mbuluar pjesët e saj intime me duar. Kjo foto është shkëputur nga seti që Ashley po bën për dizajnerin Prabal Gurung.
Bukuroshja brune duket e buzëqeshur teksa pozon pa asnjë problem.
Muajin e kaluar ajo postoi në rrjete sociale një foto të sajën gjatë pushimeve ku I dukej dhe celuliti. Foto kjo që e ktheu atë në një nga idhujt e shumë vajzave nëpër botë,për faktin e thjeshtë që nuk e ka problem të tregojë një “defekt” që të gjitha vajzat e kanë nga pak, e që I bën ato të kompleksohen me trupin e tyre.