Një tekst thumbues bashkëpunimi “S’ka konkurrencë” nga reperi Fero dhe Rina
Reperi Fero ka publikuar projektin më të ri të titulluar “S’ka konkurrencë”, në bashkëpunim me këngëtaren e re Rina. Kënga është punuar nga Zzap &Chriss ndërsa për videoklipin është përkujdesur FilmNation.
Me tekst thumbues, dyshja shfaqen në këtë bashkëpunim që është i pari për ta. Ajo që befason është pikërisht këngëtarja e re Rina e cila bën rep gjatë pjesës më të madhe në këtë këngë.
Projekti në vetëm pak orë është pritur shumë mirë nga publiku dhe adhuruesit e dyshes.