Lajme

27 July 2018

Një tjetër “fejesë rrufe”, Nick Jonas dhe Priyanka Chopra pas dy muajsh lidhje i drejtohen altarit

Vera 2018 mund të konsiderohet padyshim si vera e “dashurisë rrufe” . Vetëm pak javë më parë, Justin Bieber i porpozoi për martesë të dashurës së tij Hailey Baldwin dhe e njëjta gjë ndodhi me këngëtaren Ariana Grande, e cila kishte vetëm 2 javë e lidhur me të dashurin e ri Pete Davidson, kur ai e propozoi për martesë.

Por nuk mbaron këtu pasi një tjetër çift VIP pritet të shkojë drejt altarit së shpejti. Bëhet fjalë për Nick Jonas dhe të dashurën e tij, aktoren Priyanka Chopra, të cilët pas vetëm 2 muajsh lidhjeje, janë fejuar. Gjithçka ka ndodhur në 36 vjetorin e lindjes së Priyanka ku 25-vjeçari Jonas i ka propozuar bukuroshes me një unazë Tiffany.

Një lajm i tillë konfirmohet edhe nga regjisori i filmit të Priankës ku përmes një postimi në Twitter ai bëri të ditur se aktorja nuk do jetë më pjesë e produksionit për një arsye speciale duke i uruar njëkohësisht dhe shumë lumturi në dashuri.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com