Një tjetër Justin hyn në jetën e Selena Gomez, aktorja në një lidhje të re me Justin Theroux?
U mendua se ribashkimi i Selena Gomez me Justin nuk do pasohej nga një tjetër ndarje por realiteti tregon krejt të kundërtën. Duket se një tjetër Justin ka hyrë në jetën e Selena-s dhe bëhet fjalë për aktorin e njohur, Justin Theroux, cili sapo është ndarë nga aktorja Jennifer Aniston, pas dy viteve martesë.
Ka qenë revista “Life and Style”, ajo që ka dhënë lajmin se Selena dhe Theroux janë më shumë se sa miq. Mirëpo jo të gjithë janë të lumtur nga kjo lidhje e re e showbiz-it. Miqtë e Selenës dhe aktorja Jennifer Aniston nuk e kanë pritur mirë faktin që këngëtarja është lidhur me aktorin e njohur.
Burime pranë Aniston kanë thënë se ajo e quan lidhjen e tyre si një tradhti nga ana e të dyve, pasi ajo ka pasur një miqësi me Selenën dhe ishte si një idhull për të. Gjithashtu thuhet se edhe fakti që Jennifer e ka dashur shumë Theroux, ka ndikuar në afrimin e Selenës me të, duke marrë parasysh vlerësimin e madh që këngëtarja ka për Jennifer-in.
Edhe pse me një diferencë prej 20 vitesh , Selena dhe Theroux duket se po shkojnë shumë mirë dhe kanë qenë një mbështetje ndaj njëri-tjetrit pas ndarjeve nga partnerët e tyre.