Një tjetër personazh i njohur i akuzuar për abuzim seksual!Zbuloni për kë bëhet fjalë
Rochelle Washington dhe Latresa Scaff ishin dy gra të cilat ngritën akuza ndaj yllit të R&B, R Kelly.
Në një deklaratë për shtyp ato u shprehën se këngëtari u dha pije e drogë gjatë një festë pas koncertit të tij në Baltimore në vitet 1990.
Gjithashtu ato shtuan se R Kelly i dërgoi në një dhomë hoteli dhe u kërkoi të kryenin marrëdhënie seksuale.
52-vjeçari është akuzuar për abuzim seksual kundër femrave, akte që pretendohen se kanë ndodhur përgjatë disa dekadave.
Këngëtari nuk është dënuar kurrë dhe i mohoi akuzat ndaj tij.
Dy gratë thanë se në kohën kur ndodhi ngjarja ishin adoleshente. Ato deklaruan se stafi i sigurisë së Kelly i mori në audiencë ndërsa ndiqnin koncertin e tij. Gratë shtuan se nuk e dinin vitin e saktë por ishte ose 1995 ose 1996.
Scaff tha se në festë iu dha kokainë, marijuanë, alkool dhe më pas iu tha të prisnin këngëtarin në dhomën e hotelit.
Washington shtoi se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të ndërsa Scaff qëndori dhe bëri seks edhe pse nuk kishte aftësinë për të dhënën pëlqimin e saj për shkak të pijes e drogës që iu dha.
R Kelly, emri i plotë i të cilit është Robert Sylvester Kelly, është përballur me akuza për abuzim se