Një tjetër repere në skenën e muzikës hip hop në Shqipëri
Tregu muzikor shqiptar tashmë është pasuruar shumë me femra të cilat këndojnë hip-hop, të cilat janë mirëpritur nga publiku.
E tillë është edhe rap-artistja më e re në estradë, Mani, e cila së fundmi ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.
“Bon bon” mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmike dhe hip-hop.
Producent i këngës është Dual Vox, ndërsa për tekstin është kujdesur vet reperja.
Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili i përshtatet mjaft mirë këngës, dhe është xhiruar në Prizren.
Mani është me prejardhje nga Prizreni, ndërsa duket qartë synimi i saj për të zënë vend si një nga emrat e rinj më të spikatur të estradës.