Një tjetër stilist i njohur sulmon Chiara Ferragni ”kush mendon se je”
Roberto Cavalli pas Stefano Gabbana-s i është kundërvënë sërish blogeres italiane Chiara Ferragni, pasi një postimi të kësaj të fundit.
Bjondja bukuroshe kishte pozuar me bikini për të reklamuar jo vetëm linjat e rregullta pas lindjes por edhe eventin e “Intimissimi” në Milano.
Por Cavalli i ka bërë disa kritika të forta mëmësie që lidhen me faktin që ajo nuk e ka ushqyer djalin me qumësht gjiri:
“Po i bën reklamë kërthizës!! Kush mendon se je! Ti je thjesht një makineri parash! Nuk ka as spontanitet, as dashuri në atë që bën”.
“Nuk e ke ushqyer me gji! Kishe frikë se mos të prishej gjoksi!”
Kjo nuk është hera e parë që Ferragni kritikohet nga një stilist i njohur. Stefano Gabbana gjithashtu sulmoi blogeren pas dasmës së saj, duke e cilësuar si “të lirë” dhe “komplet e pavlerë”.