Lajme

06 August 2018

Një tjetër version i “Kiki do you love me” nga Ledri dhe nëna e tij Xheraldina

Sfida e famshme e kërcimit “Kiki do you love me” i ka pushtuar të gjithë. Nën ritmet e këngës “In my feelings” të reperit të njohur Drake, njerëz të njohur dhe të panjohur dalin jashtë makinës dhe kërcejnë ndërkohë që makina është në lëvizje.

Mirëpo nga fenomeni “Kiki” nuk ka shpëtuar as reperi Ledri Vula dhe nëna e tij Xheraldina. Ajo ka postuar në Instagram një foto ku shihen disa ëmbëlsira sipër të cilave shkruhet “Kiki”.

“Kiki më do?”, ka shkruar nëna e këngëtarit në përshkrimin e fotos. I menjëhershëm ishte reagimi i Ledrit, i cili me shumë dashuri dhe humor shkruan:“Po të dua”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com