Një xheloze e çmendur si Roza Lati, rrëfen çfarë i ka bërë të dashurit në kulmin e xhelozisë
E pyetur gjatë intervistës për “Thumb” se cila është çmenduria më e madhe që ka bërë në emër të xhelozizë, ajo është përgjigjur: “Bashkë me shoqërinë time u mblodhëm në një lokal. Aty ishte një vajzë që kishte ditëlindjen dhe ishte e mbuluar nga lulet. E kapa që i dashuri im po e shihte. E pa për herë të parë dhe i thashë ki kujdes se po të kapa edhe njëherë. Kur e kapa për herë të tretë mendova ja rregulloj unë tani. Atë natë qëlloi që ishim me makinën time dhe sa kaluam autostradën i thashë zbrit nga makina. S’jam legen unë thoshte,ora 10 e darkës s’ka as autobus.”,- ka rrëfyer me humor Roza duke pranuar se në raste të tilla nuk e toleron aspak mashkullin. Kështu pra që i dashuri i Rozës duhet të ketë shumë kujdes nëse i bie ndonjëherë ndërmend të shohë vajza të tjera.