Një zarf me përmbajtje pluhuri për Princin Harry dhe Meghan Markle ka alarmuar pallatin mbretëror
Pallati Mbretëror në Britaninë e Madhe është tronditur nga një episod i fundit. Një zarf i ardhur posaçërisht për Princ Herry-n dhe të fejuarën e tij Meghan Markle i ka vënë të gjithë në lëvizje sepse brenda zarfit ndodhej një sasi e konsiderueshme pluhuri të bardhë.
Të gjithë masat e ndërmarra në pallatin mbretëror bën që letra të mos arrinte në duart e çiftit, edhe pse ata u njoftuan për ngjarjen. Alarmi u shtua edhe më shumë kur u zbulua se gruaja e djalit të Donald Trump, Vanessa, disa ditë më parë u dërgua në spital, pasi kishte hapur një zarf që brenda kishte të njëjtin pluhur të bardhë si ai i Princit dhe Meghan Markle.
Ndërkohë zyra e shtypit pranë Princit Harry ka refuzuar të komentojë. Substanca, pas analizave të kryera, rezultoi e parrezikshme. Megjithatë një ngjarje e tillë është marrë si shenjë kërcënimi nga Pallati Mbretëror, i cili ka marrë masat e nevojshme për sigurinë e çiftit. Meghan dhe princi do të kurorëzojnë dashurinë e tyre më 19 maj dhe pritet që gjatë ceremonisë të merren masa ekstreme për sigurinë e të githëve.