Njihuji me vajzat e Genës, dy copa ylli!
Këngëtari i muzikës popullore, Gena është baba i dy vajzave, Nasiola dhe Helga.
Gena hera herës ndan me ndjekësit foto me dy vajzat e tij.
Ditën e djeshme këngëtari ka postuar një foto ku shfaqet me dy bukuroshet dhe i quan Princesha.
Menjëherë vajzat e Genës kanë marrë pafund komplimente nga fansat e të atit.
“E vogla ka vesh për muzikë dhe aktivizohet me shumë grupe baleti dhe është shumë e talentuar. Ka pasur shumë rrugë me këto koncertet, aktivitetet jashtë që bëhen me muzikën folklorike shqiptare. Është soliste në grupin e saj. Kurse e madhja është akrep si shenjë dhe është e mbyllur në vetvete, i pëlqen piktura. E futa në shkollë për pikturë, por pastaj nuk i pëlqeu, u detyruam t’i ndërronim shkollën dhe tani është në një shkollë tjetër profesionale”, ka treguar Gena për vajzat.