Lajme

01 November 2018

Njihuni me disa nga ushqimet më të çuditshme në botë

The Museum of Disgusting Food (Muzeu i Ushqimit të Shpifur) në Malmö Suedi, i cili hapi dyert së fundi shfaq ushqimet më të tmerrshme nga gjithë bota dhe sfidon perceptimin e të ngrënshmes

Verë miu nga Kina, një pije e mbushur me minj të vegjël të ngordhur.

Penis demi, një ushqim popullor në disa vende të botës, besohet se gjallëron fertilitetin

Jamballi është gjithashtu i përfshirë.

Kavja është një prej gatimeve më të famshme të Perusë. Shërbehet e pjekur në zgarë, e tymosur ose e skuqur.

Krimbat Mopane, larva të fluturës së natës, janë një gatim tradicional afrikan, mbledhur me dorë në shkurret e Zambias.

Supë me kokë dhe këmbë deleje, një gatim tradicional persian.

Lakuriqët e natës mbajnë era urinë kur gatuhen, por thuhet se mishi i tyre ka shije të ëmbël dhe është shumë popullor në Guam.

Casu marzu, një specialitet i Sardenjës, është një rrotë djathi e shërbyer me krimba të gjallë në qendër.

Kopi luwak është një lloj kafeje që përmban kokrra kafeje të ngrëna, pjesërisht të tretura dhe të jashtëqitura nga kafsha aziatike, civet.

Menudo, një supë që bëhet me stomakun e lopës, vjen nga Meksika.

Sallata me xhelatinë, me fruta dhe perime të ndryshme, shërbehet përgjatë Shteteve të Amerikës Ditën e Falenderimeve.

Stomaku i deles i mbushur me rropulli, dhjam, drithëra dhe erëza, njihet si haggis dhe hahet në Skoci.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com