Lajme

28 March 2019

Njihuni me kampionatin e parë amator të shuplakave

Edhe pse nuk është (ende) një sport zyrtar, kampionati i shuplakave ka disa rregulla strikte për të ndjekur. Ai organizohet në Rusi e këtë herë në mënyrë amatore. Pjesëmarrësve nuk u lejohet të godasin me pëllëmbë të plotë por me gjysmën e saj të sipërme dhe gishtërinjtë që të mos shkaktohen dëmtime të rënda. Gjithashtu ishte e ndaluar të goditen veshët dhe sytë e kundërshtarit. Këto janë për të ndihmuar konkurentët por kur përballesh me një njeri të mesëm që peshon 158 kg këto rregulla nuk të ndihmojnë shumë.

Organizatorët e kampionatit nuk menduan se ishte e domosdoshme të kishin kategori të ndryshme të peshës dhe kjo gjë e lejoi Vasily Kamotsky një fermer i apasionuar pas palestrës të prishte konkurimin.  Shumica e djemve që u përballën me të ishin sa gjysma e madhësisë së tij dhe shuplakat e tyre nuk e shqetësonin atë, ndërsa duart e tij të mëdha rrëzuan në tokë disa kundërshtarë.

Ishte Kamotski që fitoi shumë lehtë kampionatin duke marrë në shtëpi 30.000 rubla (diku te 450 euro). Videot e tij morën buj edhe në internet duke u bërë virale, e sidomos ajo kur Kamotski rrëzoi kundërshtarin e tij të parë. Siç shihni edhe nga video ai e rrëzon lehtësisht kundërshtarin dhe kjo “betejë” arriti në 1.6 milion shikime dhe 27.000 pëlqime.

Duke pasur parasyh “talentin” mbresëlënës të Kamotskit organizatorët e konkursit kanë menduar ta ftojnë atë për të marrë pjesë në një tjetër garë me shuplaka këtë herë kundër kundërshtarëve të denjë.

 

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com