Njihuni me modelen braziliane që do të veshë reçipetat 2 milion dollarëshe
Të të kërkojnë të veshësh “fantasy bra” (reçipetat fantazi) të Victoria Secret është njëlloj si të të përfshijnë në listën e modeleve legjendare të të brendshmeve. Claudia Schiffer, Gisele Bündchen dhe Alessandra Ambrosio janë disa prej supermodeleve që i kanë veshur këto stoli.
Në Victoria’s Secret Fashion Show të vitit 2017 që do të mbahet në Shanghai nderin për t’i veshur këto reçipeta do ta ketë bukuroshja braziliane Lais Ribeiro. Siç tregohet në postimin në Instagram të Victoria Secret, vlera e tyre është plot 2 milion dollarë.