Noizy dhe Blerim Destani vendosin një bast, kush prej tyre do fitojë?
Reperi i njohur Noizy dhe aktori Blerim Destani ruajnë një miqësi të mirë prej vitesh. Ata shihen shumë shpesh në shoqëri të njëri-tjetrit, dhe momentet e mira që kalojnë së bashku, shpesh i ndajnë me fansat në rrjetet sociale.
Së fundmi, Noizy ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram, ku ka treguar se bashkë me Blerimin kanë vendosur një bast.
“Me ketë shokun tim kemi vendos një garë që me datë 31 Maj mbaron. Ju do vendosni se kush ka marrë më shumë nga Fitness” , ka shkruar Noizy. Siç duket, dyshja e njohur i është përveshur punës për të hequr disa kilogramë dhe për të fituar një trup sa më perfekt.