Noizy gëzon fansat e flaktë me këtë lajm
Pasi mbushi plot e përplot sheshin Skënderbej, Noizy sapo lajmëroi arritjen e tij të radhës.
Për të gjithë fansat të cilët mezi kanë pritur, reperi zbuloi në faqen e tij në Instagram se do të publikojë albumin e radhës. Por jo vetëm kaq. 30 vjeçari tregoi edhe rreth këngëve që do të përmbajë albumi. Ky i fundit do të titullohet “Zin city” dhe do të përmbajë 11 prej hiteve të tij më të pëlqyera si “The baddest”, “Grande”, “Gangsta love”, “Number one” dhe “Flight mode”.