Noizy kujton fëmijërinë në postimin e fundit
Reperi i njohur Noizy është një prej më të ndjekurve nga fansat shqiptarë në rrjetet sociale. Ai është mjaft aktiv me postimet e tij ku vazhdimisht shpërndan postime të ndryshme nga përditshmëria e tij, ndërsa merr mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e tij të shumtë.
Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi shumë të veçantë nga fëmijëria e tij. Në imazh, ai shihet pranë nënës së tij, ndërsa vërehet qartë nga tiparet e tij të fytyrës, të cilat edhe pse me kalimin e kohës nuk kanë ndryshuar shumë. Reperi duket se ka qenë një fëmijë shumë i ëmbël.
“Me ma fal gjithë botën, a e dini që s’është mjaftueshëm”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.