Noizy- nga grindjet tek fëmijët
Noizy, më shumë se një reper, është mjaft i njohur edhe për jetën e gangsterit që ai bën. Jemi mësuar shumë që të shohim në Tv apo të dëgjojm rrëth grindjeve që ai ka zhvilluar me grupet rivale. Duket sikur është normale, pasi në vitet e tija ai shënon 15 cmime kampioni street fight-i në Angli. I frymëzuar nga ajo jetesë, qartësisht e tregoi edhe ne repin e fortë që ai bën. Me një stil ndryshe nga ajo cfarë u mësuam të dëgjojmë, doli kënga Noku i Vogël, e cila e shfaqi reperin e njohur shumë sentimental dhe me plot mall per vajzën e tij. Por, kënga nuk mjaftoi. Fotot e tij si nje gangster, lajmet plot sherre, po zevendësohen ngadalë me foto i rrethuar nga fëmijë. Noizy po tregon anën tjetër të tij, të kundërtën që ne dimë.