Noizy shijon pushimet në jug të Shqipërisë
Duket se moti i ngrohtë ka ndikuar që shumica e këngëtarëve shqiptarë të nisin pushimet.
Ata shfrytëzojnë sezonin para verës për të shijuar disa ditë pushimi, duke qenë se në verë ata janë shumë të angazhuar me koncerte.
Reperi Noizy aktualisht është duke shijuar disa ditë pushimi në jug të Shqipërisë.
Ai ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram, disa fotografi, ku shfaqet duke shijuar bregdetin e jugut të Shqipërisë.
Në njërë prej tyre pranë tij gjendet edhe anëtarja tjetër a label-it OTR, Oriola Marashi.
Noizy ka qenë shumë aktiv muajve të fundit me projekte të reja muzikore, dhe pritet që deri në verë të sjellë edhe disa këngë të reja dhe bashkëpunime.