Noizy sjell një tjetër risi por jo në muzikë….
Reperi shqiptar Noizy, po paralajmëron një tjetër risi të madhe të tij por këtë here jo në fushën e muzikës por në biznes. Ai ka vendosur të investojë për ndërtimin e një lagjeje të madhe. Madje ai ka përgatitur edhe planin që do të zbatojë për ndërtimin e lagjes dhe e ka publikuar për ndjekësit e tij në Instastory. Ky investim i Noizyt vjen pas investimeve në veturat luksoze dhe jetën e shtrenjtë të natës. Nuk dihet nëse ky projekt do të jetë një lagje për gjithë grupin OTR, apo është një kompleks luksoz në të cilin dëshiron të bëjë biznes reperi.