Noizy tregon sensin e tij të humorit
Reperi shqiptar këto ditë ka vizituar ‘qytetin e të dashuruarve’ por jo si i dashuruar. E vetmja foto që postoi nga qëndrimi në Paris, është një foto e Kullës Eiffel krahas së cilës shkruan “Më në fund e pash nga afër, goxha hekur”. E kështu ai na ka treguar sensin e tij të humorit me shakanë e tij. Shaka që u vazhdua nga mikja e tij Enca Haxhija, e cila komentoi “Për skrap”.