Lajme

12 February 2018

“Non mi avete fatto niente” e Ermal Metës përmban edhe vuajtjet e fëmijërisë së tij

Ermal Meta ia doli pavarësisht gjithë pengesave që i dolën gjatë rrugëtimit në “Sanremo 2018”. “Non mi avete fatto niente”, është një këngë me një mesazh të fortë dhe filozofik që përshkruan një seri vuajtjesh të shkaktuara nga terrorizmi dhe që përcillen fuqishëm me anë të zërave fantastik të Ermal Metës dhe Fabrizio Moros.

Por duket se kënga është edhe një “revoltë” ndaj fëmijërisë aspak të thjeshtë të Ermal Metës. Faktin që ka patur një fëmijëri të vuajtur e ka zbuluar vetë ai gjatë “Post festivalit” me Edoardo Leo dhe Carolina Di Domenico.

Këngëtari shqiptar ka rrëfyer se gjatë kohës kur e ka shkruar tekstin së bashku me Fabrizion dhe Andrea Febon, i është kujtuar babai i tij i dhunshëm, por ashtu si dhe titulli i këngës as ky fakt nuk e ka penguar të jetë maratonomaku i rrugëve të suksesit.

Madje vetë Ermali është shprehur me fjalët: “Kur e këndova për herë të parë më solli në mendje fëmijërinë time. Doja të këndoja, bastard ti nuk më ke bërë asgjë”, fjalë këto drejtuar babait të tij.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com