Lajme

13 May 2019

Nona sfidon “pjeshkat” e Bllokut, Cardi B dhe Fifin.

I keni parasysh “Pjeshkat e Bllokut”? Ato shkojnë në club, rrinë si shtylla betoni, bëjnë video-selfie, kërcejnë sipër “të fortit” të shenjëstruar për fundjavë e nëse nuk kanë një”të fortë” shohim rreth e rrotull.

Gazetari i TemA TV dhe MCN Radio, Ronaldo Sharka sjell videon e radhës nga jeta e natës në Tiranë.

Në një prej club-eve në Tiranë, në ish-bllok, një zonjë në moshë e cila mbijeton duke kërkuar lëmoshë, bën ndonjë vizitë të vogël në skenën e club-it ku performojnë artistë e deejay të njohur.

Nën ritmet e Cardi B, Nona e Bllokut sfidon reperen me famë botërore dhe Fifin, pasi një prej kolonave zanore që ajo kërcen e ka kërcyer edhe Fifi pak kohë më parë, të njejtën skenë e muzikë.

View this post on Instagram

Tërbohet Fifi, striptizëm në mes të Tiranës për ditëlindje (VIDEO) Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Filloreta Raçi, ose e njohur ndryshe si Fifi ka qenë e ftuar vetëm dy ditë më parë në një prej club-eve më të njohura të kryeqytetit. Prezenca e Fifit në këtë club nuk ishte një ftesë normale. Fifi festonte 25-vjetorin e lindjes dhe me pak fjalë mund të themi se i vuri “flakën”. Për gati dy orë live, Fifi ndezi atmosferën, nga baladat e saj shumë të njohura deri te këngët popullore, veriore dhe jugore, Fifi bëri sallën e madhe të club-it të ndizej nga dëshira për të kërcyer, dhe ashtu ndodhi. Ajo çfarë ra në sy ishte edhe performanca e Fifit me dy balerinë krah saj. Fifi, e cila si rrallëherë ekspozonte gjoksin e saj, ku për hir të së vërtetës duhet ta pranojmë se e ka tepër të bukur, ishte veshur nga këmbët te koka me të zeza, me një make-up prej një goce çapkëne që i nxirrte këngëtarës tashmë 25-vjeçare tiparet e bukura. Gazetari Ronaldo Sharka nga TemA TV dhe MCN Radio, i cili gjithashtu ka qenë për të festuar ditëlindjen e tij, të cilën e kishte vetëm pak ditë më parë, ka devijuar nga qejfi në rolin e gazetarit, paparazzit dhe operatorit duke sjellë për ju pamje si rrallëherë nga Fifi, e cila tundi e shkundi sa gjoksin, të pasmet dhe jo vetëm. Vlen për t’u theksuar se Fifi është një ndër të paktat këngëtare e cila qëndron për gati 2 orë LIVE në skenën e një club-i, nga balada, hip hop-i në popullore, por siç e shikoni nga videoja, talenti nuk është e vetmja pikë e fortë e saj.

A post shared by MCN Radio (@mcnradioalbania) on

Nona nga Blloku i bën kështu diss të fortë Pjeshkave të Bllokut duke i dhënë mesazhin se në club, përveç se për të punuar me “të fortë” edhe bëhet qejf, nuk rrihet si shtyllë betoni. Nona e Bllokut për punë del në bllok, në ekstremin e varfërisë por e gjen mënyrën si të shijojë jetën.

View this post on Instagram

Nona sfidon "pjeshkat" e Bllokut, Cardi B dhe Fifin. I keni parasysh "Pjeshkat e Bllokut"? Ato shkojnë në club, rrinë si shtylla betoni, bëjnë video-selfie, kërcejnë perballe " të fortit" të shenjëstruar për fundjavë e nëse nuk kanë një të tillë shohim rreth e rrotull. Gazetari i TemA TV dhe MCN Radio, Ronaldo Sharka sjell videon e radhës nga jeta e natës në Tiranë. Në një prej club-eve në Tiranë, në ish-bllok, një zonjë në moshë e cila mbijeton duke kërkuar lëmoshë, bën ndonjë vizitë të vogël në skenën e club-it ku performojnë artistë e deejay të njohur. Nën ritmet e Cardi B, Nona e Bllokut sfidon reperen me famë botërore dhe Fifin, pasi një prej kolonave zanore që ajo kërcen e ka kërcyer edhe Fifi pak kohë më parë, në të njejtën skenë e me te njëjtën muzikë. Nona nga Blloku i bën këshu diss të fortë "pjeshkave" të bllokut duke i dhënë mesazhin se në club, përveç se për të njohur " të fortë" edhe bëhet qejf, nuk rrihet si shtyllë betoni. Nona për punë del në Bllok, në ekstremin e varfërisë por e gjen mënyrën si të shijojë jetën.

A post shared by MCN Radio (@mcnradioalbania) on

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com