Nora Istrefi dhe Gjiko gati për bashkëpunimin e tyre
Dyshja tashmë mjaft e njohur për publikun shqiptar Nora Istrefi dhe Gjiko kanë gati projektin e tyre më të ri.Kënga më e re e tyre, pritet të publikohet brenda pak ditësh derisa të finalizohet edhe videoklipi, ndërsa nuk ka detaje në lidhje me titullin e këngës.Kujtojmë se Gjiko dhe Nora vazhdojnë të jenë ndër këngëtarët më aktivë të skenës muzikore shqiptare.
Dy ditë më parë Nora Istrefi dhe bashkëshorti i saj Robert Berisha realizuan këngën e tyre më të re.Kënga e publikuar mban titullin “S’ka inatë” dhe shoqërohet me një videoklip, ndërsa Nora shfaqet tejet seksi.