Nora Istrefi nuk publikon foto me Robertin në rrjetet sociale dhe ka një arsye
Këngëtarja mjaft e njohur, Nora Istrefi dallohet për format e saj perfekte trupore. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale me postimet e saj ku vazhdimisht publikon foto që tërheqin vëmendjen e fansave.
Por Nora rrallëherë publikon foto të bashkëshortit të tij, Robert dhe vajzës Rene. Mesa duket Nora ka një arsye pse ka marrë këtë vendim dhe diçka të tillë e tregon Roberti. “Nora nuk më poston mua, nuk e poston gocën, as nuk poston dikë tjetër që nuk ka të bëjë me biznesin e saj. Ajo ‘Instagram’-in e ka thjesht për biznes”, shprehet ai.