Nora Istrefi publikon prapaskenat nga kënga me Erën!
Këngëtarja e njohur Nora Istrefi na e ka shuar kuriozitetin sot, se si do të duket ajo në klipin e ri me motrën e saj Era Istrefi. Ajo ka publikuar sot në Instagram një foto teksa kishte veshu një kostum gri, ku duhet të pranojmë që dukej joshëse mbi një karrige.
Ndërkohë që Era ka preferuar ngjyrën rozë për t’u shfaqur në klip,Nora kishte preferuar ngjyrën gri, duke na shtuar akoma kuriozitetin se si do të jetë ky projekt nga motrat që shënon në këtë mënyrë edhe bashkëpunimin e parë mes tyre.