Lajme

01 March 2018

Nora kujton babain e ndjerë, ja dedikimi i saj për të

Nora Istrefi ka publikuar një fotografi nga fëmijëria e saj, ku ka pozuar së bashku me babanë, të ndjerin, Nezir Istrefi.

Në përshkrimin e fotografisë, këngëtarja ka treguar se ajo është realizuar më 17 shkurt të vitit 1996.
Ndërkaq, krahas hashtagut për vendin (Prishtina), e ka shoqëruar edhe me hashtagun: “Më mungon babai im”.
Familja Istrefi humbi kryefamiljarin Nezir Istrefi në vitin 2004, në një aksident tragjik, ndërsa bashkëshortja e tij, Suzana Tahirsylaj, hoqi dorë nga muzika dhe iu përkushtua rritjes së fëmijëve.
Babai i motrave Istrefi ka qenë gjithashtu pjesë e televizionit. Ai punonte në Radio Televizionin e Kosovës, dhe disa herë e ka prekur skenën si moderator por jo vetëm.

17 Shkurt 1996 ? #Prishtina #Missmydaddy

A post shared by Nora Istrefi (@_noraistrefi_) on

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com