NRG Band lanson projektin e tij më të fundit
Grupi i njohur NRG Band, kanë prezantuar për fansat projektin e tyre më të ri muzikor.
Kënga është një ripërpunim i këngës së famshme popullore me të njëjtin emër “Ani more nuse”.
Ripërpunimi i kësaj kënge është bërë në studion e ‘Fourz Music’.
Klipi i këngës është realizuar në Shqipëri, nga produksioni Pro…Video.
NRG Band shprehen se kjo këngë është kontribut për legjendën e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.
Ripërpunimi i këngëve të vjetra nga estrada është kthyer në trend tashmë, dhe thuajse të gjithë po artistët po preferojnë të ndjekin një trend të ri.