Nuk do ta besoni si ka qenë para ndërhyrjeve
Ai ka fituar titullin si “Kukulla mashkull Ken” falë dëshirës së tij të madhe për të pasur fytyrën perfekte. Këtë ai është përpjekur ta arrijë duke iu nënshtruar operacioneve të shumta plastike. Rodrigo Alves teksa ka qenë I ftuar në një emision mëngjesi ka mohuar faktin që mund të ketë krijuar varësi nga ndërhyrjet plastike. AI këmbënguli se mund të ndalonte së bëri këtë kur të dëshironte, thjesht nuk e kishte në plan. 33 vjeçari ka bërë rreth 50 ndërhyrje në fytyrën e tij. “Shumica prej nesh përpiqemi vazhdimisht ta ndryshojmë veten në aspekte të ndryshme. Unë thjesht këto ndryshime I bëj në fizikun tim. Unë jam një person ndryshe. Tani trupi im përputhet me shpirtin tim. Operacionet plastike më bën ky person që jam sot.” -ka thënë Rodrigo. I pyetur se me çfarë parash ka paguar për ndërhyrjet, ai ka treguar se ka përdorur paratë e trashëguara.