Lajme

29 September 2018

Nuk e dinim por Gwyneth Paltrow dhe Brad Falchuk martohen këtë fundjavë

Në vitin 2017 Gwyneth Paltrow dhe Brad Falchuk  u fejuan nëpërmjet një feste të organizuar në muajin Prill. Por së fundmi burime për  “HarpersBazaar” kanë treguar se çifti është duke përgatitur një ceremoni shumë private në shtëpinë e tyre në The Hamptons dhe do kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë këtë fundjavë.

Ende nuk ka detaje të imtësishme rreth dasmës, pasi Paltrow dhe producenti kanë preferuar të mos japin asnjë lajm rreth ceremonisë së mundshme.

Gwyneth dhe Brad janë takuar për herë të parë në vitin 2010 gjatë xhirimeve të serialit “Glee”, por mendohet se ata mund ta kenë nisur romancën e tyre në vitin 2014, edhe pse publikisht aktorja dhe producenti dolën në 2015-ën.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com