Nuk është e thjeshtë të zbatosh rregullat e pallatit mbretëror, Meghan Markle ngatërron kryqëzimin e këmbëve
Tani që Meghan Markle është pjesë e familjes mbretërore, ka shumë gjëra të ndaluara dhe një prej tyre edhe fakti që nuk duhet të mbajë këmbët e kryqëzuara. Tani e tutje Meghan duhet të qëndrojë ulur vetëm në pozicionin e pjerrët të Dukeshës, të cilin e kemi njohur më herët nga Kate Middleton.
Pozicioni që konsiderohet i drejtë kërkon që këmbët të kryqëzohen poshtë gjurit dhe të mbahen në pozicion të pjerrët. Por Meghan harroi për një moment “pozicionin e Dukeshës” gjatë një feste në Buckingham Palace dhe kryqëzoi këmbët.
Vetëm pak minuta më vonë e kuptoi gabimin dhe e ndryshoi menjëherë.