Lajme

12 September 2018

Nuk është shqiptar, por futbollisti Sergio Ramos feston golin duke bërë simbolin e shqiponjës

Simboli i shqiponjës hapi shumë debate gjatë Kampionatit Botëror dhe tashmë duket se ky gjest nuk ka ndërmend të ndalet në fushën e gjelbër. Dje u zhvillua ndeshja Spanja-Kroaci, në kuadër të Ligës së Kombeve, ku Spanja fitoi me rezultat të thellë, 6:0. Por përveç rezultatit ajo që tërhoqi vëmendjen ishte edhe simboli i shqiponjës i cfili që prej kampionatit botëror nuk ka ndërmend të ndalet në fushën e blertë.

Shqiponja këtë herë është bërë jo nga një shqiptar por nga futbollisti i njohur Sergio Ramos, i cili festoi golin e tij, që ishte njëkohësisht i pesti edhe për ndeshjen. Ky është një simbol kombëtar shqiptar, por disa nga mediat e huaja dyshojnë se mund të ketë një tjetër nënkuptim.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com