Nuk frikësohet nga shantazhi, aktori flet hapur për gabimin e tij të madh
Kevin Hart i ka kërkuar falje bashkëshortes së tij dhe fëmijëve, pasi një person i paidentifikuar i ka bërë shantazh për një video seksuale.
Hart, i cili është në pritje të fëmijës së tij me Eniko Parrish, postoi një video në Instagram të shtunën në mbrëmje, i penduar për gabimet e tij, e duke treguar për ekzistencën e një personi që po e shantazhonte.
38 vjecari u shpreh: “Jam në një periudhë të jetës time që ndihem si i shenjestruar, dhe për këtë arsye duhet të marr vendime të zgjuara. Sëfundmi nuk e kam bërë. Unë nuk jam perfekt. Nuk do rri këtu e t’ju gënjej, gjykova në mënyrë të gabuar dhe e vendosa veten time në një ambjent negativ ku mund të ndodhin vetëm gjëra të këqija. Dhe me këtë që kam bërë jam i sigurt që do të lëndoj njerëzit e mi të afërt, me të cilët kam folur e u kam kërkuar falje, gruas dhe fëmijëve të mi. Ky është një moment shumë i keq për mua, ku e di se kam bërë gabim dhe nuk kam asnjë justifikim për sjelljen time. Gjithsesi unë nuk do të lejoj një njeri të përfitoj financiarisht nga gabimet e mia. Preferoj të përballem me gabimet e mia.”