“Nuk ka limite” për Tunën, këngëtarja publikon së shpejti këngën e re
Tuna Sejdiu prej dy vitesh ka bërë mungesë në skenën muzikore shqiptare. Por së fundmi Tuna përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka paralajmëruar fansat se publikimi i këngës së re është shumë afër.
Ajo është treguar shumë kreative duke publikuar disa imazhe, të cilat të bashkuara të gjitha së bashku, formojnë një fotografi të vetme, e cila e shfaq këngëtaren hipur mbi një raketë.
Bashkëngjitur postimit të saj ajo shkruan:“Nuk ka limit jo” dhe mund të bëhet fjalë për titullin e këngës së saj të re.