Nuk ka më këngë të dhimbshme nga Sam Smith
Sam Smith është gati të heqë dorë nga tekstet e këngëve të dhimshme pasi tashmë ka gjetur dashurinë me Brandon Flynn.
Këngëtari dhe tekstshkruesi ka nisur punën për albumin e tij të tretë pas një suksesi që korri me albumin e tij në vitin 2014 “In the Lonely Hour” dhe këtë vit me “The Thrill of It All” por ka vendosur të heqë dorë me këngët e dhimbshme rreth zemrave të lënduara pasi tashmë nuk ka më një arsye të jetë I hidhëruar.
Për “The Sun”, këngëtari është shprehur se:“Mund të nis të shkruaj disa këngë të lumtura. Jam lodhur nga të qënurit pesimist. Dua të sfidoj veten time si tekstshkrues, duke sjellë këngë të fuqishme”.