Nuk keni për t’a besuar kur të mësoni se sa vite jetë festoi moderatori shqiptar!
Të gjithë e kujtojmë Erion Zeqiraj që prej spektaklit “Big Brother” i cili me energjinë, modestinë dhe pozitivitetin e tij fitoi zemrat e publikut.
Edhe pse u bënë vite që pas përfundimit të “BBA”, Erioni vazhdon të jetë prezent në media dhe vëmendja e publikut të mos i mungojë.
Ditën e djeshme Erioni ka festuar ditëlindjen, duke shpërndarë në llogaritë e tij sociale disa foto nga fëmijëria, më konkrektisht nga 1 vjetori.
Vitet kalojnë me shpejtësi dhe Erion Zeqiraj ka festuar pikërisht ditën e djeshme 34 vjetorin e lindjes. E çudtishme për t’u besuar.
Ok, që duket i rritur duket, por aty afër të 30-tave, por kurrësesi 34 vjeç.
Erioni së fundmi është i fokusuar në Tema tv ku moderon edicionet informative në këtë kanal televiziv.
Përveç pasionit ndaj medias, Erioni është i përkushtuar gjithashtu ndaj palestrës dhe sporteve të ndryshme. Redaksia e mcnradio.al i uron Erionit edhe 100 vite të lumtura.