Lajme

20 July 2018

Nuk pranoi të bëjë foto me fansen, aktori i njohur përfundon në spital

Aktori i njohur turk, Nejat Işler është bërë pjesë e një ngjarjeje aspak të këndshme. Ai është sulmuar nga një burrë në resortin e famshëm në qytetin e Bodrumit pasi refuzoi të bënte foto me një fanse.

Sipas mediave turke, aktori kishte dalë me miqtë e tij, kur një fanse iu afrua të bënte fotografi. Fakti që ai e refuzoi kërkesën e saj, bëri që të binte në tokë pa ndjenja nga sulmi i bashkëshortit.

Ngjarja ndodhi shumë shpejt dhe çifti u largua nga vendi, ndërkohë që aktori mbeti me disa lëndime në kokë dhe në dhëmbë. Miqtë e kanë dërguar menjëherë në spital ku ka marrë trajtime dhe është jashtë rrezikut për jetën.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com