“Nxehet” Liberta Spahiu: Bëj çfarë të më dojë qejfi
Moderatorja Liberta Spahiu ka reaguar e nxehur në postimin e saj më të fundit në rrjetin social Instagram. Ajo në postimin e saj shprehet se për të gjithë ndjekësit që fyejnë nëpër komente, nuk do të ketë më tolerime. Madje çdo koment me përmbajtje negative, fyese dhe frustruse në profilin e saj, do të fshihet.
Arsyeja se përse Liberta po e bën një gjë të tillë, është e thjeshtë: “Është instagrami im dhe unë bëj çfarë të më dojë qejfi”.
“Mirmëngjes njerëz! Çfarë bëtë? Veç thashë t’ju kallzoj diçka… miqve, dashamirëseve, atyre që mi këqyrin fotot tinxa, e edhe atyre me fake që ndonjëherë nuk ju kujtohet pass-i i acc, çdo koment me përmbajtje negative, fyese e edhe frustruse do të zhduket nga faqja e dheut .PSE? Shumë thjesht! Është instg jem dhe une i bëj cka t’ma dojë qejfi #simpleasthat Meeeendoj… hajt ditën e mire, faleminderit”, shkruan Liberta bashkëngjitur postimit të saj.